Conference League do të mësojë sot skuadrat e kualifikuara në 1/8 e finaleve dhe nesër do të hidhet shorti në Nion të Zvicrës.
Duke qenë se finalja është e këtij kompeticioni është programuar të zhvillohet më 25 maj në stadiumin “Air Albania”, për të tërhequr goglat do të jetë nëj shqiptar.
Para fazës së grupeve ishte Lorik Cana ambasadori kuqezi i Conference League, ndërkohë që nesër do të tërheqë goglat Altin Lala, një tjetër ish-kapiten i Shqipërisë.
Lala edhe ka folur për faqen e FSHF: “Natyrisht ndihem krenar që marr pjesë në këtë short dhe të jem i ftuar nga UEFA. Është e jashtëzakonshme për mua dhe shpresoj që edhe ne si Federatë, si shtet, si komb, ta justifikojmë këtë finale, duke i bërë organizimin e mirë dhe mikpritjen, që në fakt është virtyti ynë. Besoj se do jetë një festë shumë e bukur”. / oversport.tv
🗣Altin Lala: Këto punë të mira që janë bërë nga Federata na bëjnë edhe ne krenarë kudo nëpër botë.https://t.co/ogSagauCVJ
— FSHF (@FSHForg) February 24, 2022
Foto: Hannover 96, Facebook