“Show” në Skënderbeu-Vllaznia, puthja hakmarrëse e Zguros bëhet virale

Mevlan Adili njihet për temperamtin e tij dhe shpesh acarohet në fushë, sidomos me kundërshtarët. Po njëlloj është edhe Vangjel Zguro, mbrojtësi pogradecar i Skënderbeut.

Mes tyre pati një grricje në fundin e pjesës së parë të takimit Skënderbeu-Vllaznia. Teksa drejtoheshin drejt dhomave të zhveshjes, të dy lojtarët nuk u përmbajtën dhe në drejtim të tyre shkoi edhe trajneri Memelli.

Me VAR, në nisje të pjesës së dytë, u mor vendimi që të tre të ndëshkoheshin me kartonë të verdhë. Për Adilin ishte i dyti dhe e la Vllazninë me një lojtar më pak.

Ajo që ra në sy në ato momente ishte veprimi i Zguros, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit te Skënderbeu.

Mbrojtësi i dërgoi një puthje ironike Adilit dhe me shumë mundësi në ndeshjet e ardhshme mes tyre nuk do të mungojnë ngacmimet. / oversport.tv

Zguro i drejtohet me një puthje ironike Adilit