Shpërblehen golat e tij, Simeone shpallet lojtari i muajit tetor

Muaji tetor ka qenë i mrekullueshëm për Giovanni Simeone, që falë paraqitjeve dhe golave të tij është shpallur lojtari i muajit në kampionatin italian të futbollit.

Sulmuesi i Veronës ka udhëhequr skuadrën e tij drejt sukseseve të rëndësishme gjatë muajit tetor, ku ka arritur të shënojë 7 gola. 1 në sfidën kundër Spezias, 4 në takimin kundër Lazios dhe 2 në ndeshjen kundër Juventusit.

Falë golave të tij, por edhe paraqitjes shumë të mirë të shokëve të skuadrës, Verona është ngjitur në mesin e artë të renditjes së Serie A, ndërsa argjentinasi ka fituar çmimin personal si lojtari më i mirë i muajit tetor. / Oversport.tv