Shpërthejnë tifozët e Spezias, nuk lejojnë skuadrën të dalë nga stadiumi

Spezia po kalon një moment shumë të vështirë në kampionat, ku nuk po arrin të gjejë dot rrugën e fitores.

Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta në Serie A, “shqiponjat” kanë zhgënjyer edhe në Kupën e Italisë, pasi janë mundur në shtëpi 2-0 nga Lecce, që militon një kategori më poshtë.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Duket se eliminimi nga Kupa nuk është pritur mirë nga tifozët e Spezias, që kontestojnë ashpër skuadrën dhe nuk e lejojnë që të dalë nga stadiumi.

Tifozët e skuadrës ligure janë mbledhur pranë stadiumit dhe presin një konfrontim me lojtarët dhe drejtuesit. / Oversport.tv