Shpërthen Leonardo: Reali duhet të ndalet, Mbappe është lojtar i PSG

Transferimi i Mbappe te Real Madrid është ende një çështje që po “zien” në mediat botrore. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit pasi tha se pas datës 1 janar mund të zgjidhet gjithçka midis Realit dhe Mbappe.

Pas këtyre deklaratave ka shpërthyer drejtori sportiv i PSG, Leonardo. Në një intervistë të dhënë për L’Equipe ai deklaroi se Reali duhet të ndalet pasi Mbappe është lojtari i tyre dhe pikë: “Ka zgjatur 2 vjet. Merkato e transferimit ka përfunduar, Real Madrid duhet të ndalojë së vepruari kështu.

Ata duhet të ndalen! Mbappe është lojtar i PSG dhe klubi dëshiron që kjo marrëdhënie të zgjasë. Është mungesë respekti për PSG”, tha Leonardo për L’Equipe. / oversport.tv