Mbrëmjen e djeshme Fiorentina arriti një fitore të rëndësishme në shtëpinë e Atalanës, por Rocco Commisso nuk e shijoi plotësisht këtë sukses, për shkak të koreve ofenduese të tifozëve bergamaskë në drejtim të Dusan Vlahovic, autorit të dygolëshit që vendosi sfidën e luajtur në stadiumin “Gewiss”.
“Nuk e di se si janë disa tifozeri. Në këtë fushë në vitet e fundit kemi humbur 3 ndeshje. Ndonjëherë fitojmë ne, ndonjëherë ata. Nuk jemi ankuar kur kemi humbur, por nuk më pëlqeu ajo që bënë tifozët bergamaskë.
Para dy vitesh ofenduan Dalbert me kore raciste, dje u kapën me Dusan Vlahovic kur po jepte intervistën, duke e thirrur cigan. Gjëra të këqija, duhet t’u vijë turp”-ka deklaruar presidenti i Fiorentinës, i cili më pas ka shtuar:
“Familja Percassi janë njërëz përsëmbari, por tifozët duhet të shohin se çfarë thonë, sepse nuk është e drejtë të ofendojnë lojtarët. Ne nuk e kemi bërë kurrë”-ka përfunduar Commisso./Oversport.tv