Shpërthen Sarri: Jemi prej gjalpi, ja për çfarë jemi skuadra më e keqe ne Serie A

“Është një rezultat që nuk më kënaq sepse skuadra luajti një ndeshje cilësore, me shumë raste shënimi”. Këto kanë qenë fjalët e para të Maurizio Sarri, i cili foli për Lazio Radio Style pas barazimit ndaj Empolit.

“Nëse në 10 minuta e gjen veten në disavantazh 2-0, do të thotë se ka një problem. Kemi pasur shumë episode të këqija, por gjithmonë kemi reaguar në mënyrën e duhur, duke ulur kokën dhe duke punuar, nuk mund të ankohem. Pjesa e dytë pati një nivel shumë të lartë, por ka ende diçka për t’u vlerësuar.

Goli i parë erdhi nga mungesa e përqëndrimit, ndërsa në golin e tretë na goditën me grusht sikur të ishim të bërë me gjalpë. E kuptoj që Ramos u ndëshkua me karton të verdhë dhe kishte frikë nga një karton i dytë i verdhë, por në duelet një kundër një ne jemi skuadra më e keqe në Serie A. Nuk po flas për mbrojtësit, sepse duelet një kundër një zhvillohen kudo në fushë”. /oversport.tv