Javier Tebas, presidenti LaLiga, nuk ka duruar dot pas intervistës së Arsene Ëenger në lidhje me zhvillimin e Kampionatit Botëror çdo dy vite.
Spanjollit ende nuk i ka ikur inati i humbjes së gjyqit në CAS me FIFA, që detyron klubet spanjolle të lënë lojtarët të grumbullohen me kombëtaret në Amerikën Latine.
Tebas ka postuar në rrjetet sociale një reagim dhe shkruan: “Ata nuk dinë më çfarë të shpikin për të fundosur ligat kombëtare dhe garat e UEFA.
Disa e bëjnë me Super League, të tjerë me anë të FIFA, duke detyruar klubet të heqin dorë nga lojtarët që nuk mund të luajnë me ata që i paguajnë.
Kurse tani duke shpikur Kupë bote çdo dy vite? Ne jemi mendjendritur…”. Qartazi kuptohet se në botën e futbollit gjërat nuk janë fort mirë. / oversport.tv
Ya no saben qué inventar para hundir las ligas nacionales y las competiciones UEFA. Unos con la Superliga; otros – la @FIFAcom– obligando a los clubes a ceder jugadores sin poder jugar con los que les pagan… ¿y ahora inventando copas del mundo cada 2 años? Nos sobran iluminados pic.twitter.com/xSPAPTk5CW
— Javier Tebas Medrano (@Tebasjavier) September 3, 2021