Shpëton Kombëtarja e femrave të Afganistanit, fitojnë azil në Portugali

Lufta në Afganistan nuk ka falur as ekipin kombëtar të futbollit të femrave. Grupi i futbollisteve ishin të rrezikuara nën regjimin e ri taleban dhe si pasojë kanë kërkuar azil politik.

Lajmi i mirë vjen nga Portugalia pasi i gjithë ekipi ka përfituar azil. Për to u rezervua një fluturim me avion “Charter” në mënyrë që të shkonin në shtëpinë e tyre të re, në Portugali.

Ato zbarkuan të dielën në Lisbonë duke i shpërtuar kështu ankthit që i kishte pushtuar gjatë kësaj kohe. Që nga largimi i trupave amerikane nga Afganistani, futbollistet ishin në rrezik për jetët e tyre pasi nën regjimin e ri, vajzave nuk i lejohet më të luajnë futboll. /oversport.tv