Shqetësohet Allegri: Humb titullarin pak orë para ndeshjes me Fiorentinën

Max Allegri do të duhet të bëjë pa një lojtar shumë të rëndësishëm në sfidën ndaj Fiorentinës. Zonja e Vjetër ka humbur pak orë përpara sfidës portierin e tyre Wojciech Szczesny.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi pasi publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar. Ajo që ra në sy ishte mungesa e polakut, por edhe rikthimi i Aaron Ramsey.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, portieri ka ndjerë dhimbje në krah dhe nuk do të jetë në gjendje për këtë javë. Kështu, për sfidën ndaj Fiorentinës, Zonja e Vjetër ka të gatshëm portierin e dytë Mattia Perin. /oversport.tv