Shqipëria feston dyfish, triumfon 5-0 kundër San Marinos dhe ndalimin e Polonisë ndaj Anglisë. Kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë me 12 pikë në grupin I dhe lënë pas polakët me 1 pikë më pak, kurse hungarezët numërojnë dy pikë më pak.
Skuadra e drejtuar nga Edy Reja bëri detyrën ndaj San Marinos në Elbasan. Rey Manaj ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, kurse në fraksionin e dytë të lojës realizuan për 10 minuta tre gola Laçi, Broja dhe Hysaj, ndërsa vulën e vendosi Myrto Uzuni.
Në “Elbasan Arena” festuan edhe një gol të gjashtë, atë që Harry Kane shënoi në portën e Polonisë dhe që i dha kombëtares së “Tre Luanëve” epërsinë, por jo fitoren, pasi Szymanski vendosi në shtesë barazimin. Sot tre pikë mori Hungaria, që likuidoi me rezultatin 2-1 Andorrën. / oversport.tv