Shqipëri-Poloni, 20 mijë të pranishëm në “Air Albania Stadium”

Pengu i madh i shumë njerëzve ishte ai i mos sigurimit të biletave. Tifozët e duan Kombëtaren dhe OVERSPORT mëson ekskluzivisht se të pranishëm ishin diçka më shumë sesa 20 mijë persona.

Mirëpo, shumë të tjerë mbetën jashtë. Ndoshta ngaqë pritën më parë rezultatin me Hungarinë. Ndoshta, ngaqë impianti është vërtetë pak për të gjithë shqiptarët.

Shqipëria ka 15 pikë pas 7 ndeshjeve, rekord si asnjëherë më parë kur kanë mbetur edhe dy takime për t’u luajtur.

Çfarëdo që të ndodhte dhe çfarëdo që ndodhi me Poloninë, përtej së gjithash na mundi ekipi që kushton 165 milionë euro më shumë se i yni (Polonia 268 milionë euro dhe Shqipëria kushton 103.2 milionë euro). / oversport.tv