Shqipëria e Bulkut i nis keq kualifikueset, “manita” nga Italia U17

Shqipëria U17, e drejtuar nga Ervin Bulku, i ka nisur si mos më keq kualifikueset e Europianit të 17-vjeçarëve.

Kuqezinjtë e vegjël janë mundur nga Italia, me rezultatin e thellë 0-5. “Axurrët” shënuan dy herë për 10 minuta në pjesën e parë.

Di Maggio zhbllokoi ndeshjen, kurse Ciammaglichella dyfishoi. Italia i futi një vrull edhe në pjesën e dytë, duke shënuar tre gola të tjerë për 10 minuta.

Bruno realizoi të tretin dhe i la radhën Bolzën, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund Marconi shënoi golin e pestë.

Shqipëria U17 ndeshjen e radhës në program e ka kundër Skocisë, më 30 tetor, kurse më 2 nëntor përballet me Irlandën e Veriut.

ITALI-SHQIPËRI 5-0
Shënues:
Di Maggio 9’, Ciammaglichella 19’, Bruno 55’, Bolzan (pen.) 64’, Marconi 66’

/ oversport.tv