Shqipëria e Bushit fantastike, thyen Slloveninë dhe ngjitet e dyta

Shqipëria e Alban Bushit ka mposhtur edhe Slloveninë U21 me rezultatin e pastër 2-0 dhe renditet në vendin e dytë në grup, pozicion që kuqezinjtë do mundohen ta mbajnë deri në fund.

Kuqezinjtë e vegjël e kanë zgjidhur ndeshjen në harkun kohor të pesë minutave. Bernard Karrica u tregua fantastik dhe e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 53-të.

Më pas Armando Dobra, me një goditje me kokë bëri që Shqipëria U21 të festonte golin e dytë, që normalisht i qetësoi disi lojtarët në fushë.

Sllovenia u mundua të reagonte dhe shtylla i shpëtoi kuqezinjtë në një moment, ndërsa portieri Tafas në shtesë priti edhe një penallti.

Shqipëria e ruajti epërsinë e dyfishtë deri në fund dhe pas 4 ndeshjesh numërojnë 9 pikë në klasifikim. / oversport.tv