Shqipëria fluturon drejt Hungarisë, me sytë nga Botërori “Katar 2022”

Kombëtarja shqiptare është në fluturim drejt Hungarisë. Me start nga ora 9:30 e mëngjesit, avioni Charter me kapacitet rreth 100 persona është nisur nga Rinasi me destinacion Budapestin.

Synimi është i qartë: 3 pikë. Vetëm fitorja është ajo që e mban në lojë Kombëtaren, për të shpresuar më pas një “hakmarrje” ndaj Polonisë në “Air Albania”.

Kuqezinjtë zbresin në fushë këtë takim si të dytët në renditjen e Grupit I, me shpresat e mëdha për të marrë maksimumin në Budapest duke tentuar më tej që të ndahen llogaritë finale me Poloninë.

Trajnerin Reja ka vetëm mëdyshjet se cilat zgjedhje do të hedhë në fushë që nga minuta e parë.

Pasditen e sotme, kuqezinjtë do të zbresin në fushë në “Puskas Arena” të Budapestit për të zhvilluar seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes. Hungari-Shqipëri do të zhvillohet këtë të shtunë me start nga ora 20:45. /Oversport.tv