Shqipëria me tre mungesa, cilat janë dilemat e mëdha të trajnerit Reja

Shqipëria e ka finale me Poloninë të martën, ndërkohë që trajneri Reja do të duhet të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me formacionin.

Qendërmbrojtësi Berat Gjimshiti u dëmtua kundër Hungarisë dhe të paktën një muaj do të jetë jashtë fushave të blerta, ndaj tekniku italian duhet të vendosë kush do ta zëvendësojë.

Mihaj, Veseli dhe Dermaku janë në gatishmëri. Në mesfushë Reja nuk do të ketë edhe Endri Ccekiccin, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Bajrami është favorit për ta zëvendësuar.

Në sulm Broja e vë në vështirësi trajnerin Reja, pas një tjetër goli të rëndësishëm. Cikalleshi është favorit për ta nisur nga fillimi, kurse për partnerin e tij italiani do të mendohet mirë.

Bekim Balaj nuk llogaritet, për shkak dëmtimit, kurse Uzuni dhe Manaj janë të gatshëm nëse stafi teknik i shikon si zgjedhje të parë. / oversport.tv