Shqipëria U15 thyhet sërish në Pogdoricë, Mali i Zi fiton minimalisht

Shqipëria U15 ka humbur edhe miqësoren e dytë që luajti në Podgoricë me Malin e Zi. Këtë herë kuqezinjtë e drejtuar nga Armand Dama u mposhtën me rezultatin 0-1.

Shqipëria U15 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Topollaj, Avdullari, Nela, Gurra, Elmazi, Laze, Dashi (C), Arifi, Gici, Malaj, Rifa.

Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe: Zadeja, Hysa, Bytyçi, Cypi, Kamenica, Jançe dhe Muça. Shqipëria U15 para pak ditësh kishte luajtur një tjetër miqësore me Malin e Zi, që e kishte humbur me shifrat 1-2. / oversport.tv