Shqipëria U17 shmang humbjen, barazim me 6 gola ndaj Azerbajxhanit

Shqipëria U17 për femra, e drejtuar nga Agustin Kola, ka barazuar sot me Azerbajxhanin. Ndeshja e ishte vlefshme për Kampionatin Europian 2021/2022 dhe e zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”.

Vajzat kuqezi e nisën shumë mirë ndeshjen, duke shënuar pas shtatë minutash lojë. Borcci u tregua e saktë me penallti, kurse më pas Alijaj realizoi edhe golin e dytë.

Azerbajxhani reagoi, duke shënuar tre herë në portën e Synajt që në pjesën e parë. Trajneri Kola bëri disa lëvizje dhe barazimi erdhi në minutën e 86-të, me autore futbollisten Coka.

SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 3-3
Shënuese:
Borci (pen.) 7’, Alijaj 21’, Coka 86’

Shqipëria: Synaj, Tori, Bilinishta, Maxhalaku (c) (Dida 46’), Marku (Coka 56’), Danaj (Muca 85’), Kodra, Borci, Methoxha, Alijaj, Kallbaqi (Habili 32’).

Vajzat kuqezi morën pikën e parë dhe renditen në vendin e fundit në grupin B (Liga B), pasi ishin mundur në ndeshjen e parë kundër Malit të Zi me rezultatin 8-1. / oversport.tv