Shqipëria U19 i tregon “muskujt” Malit të Zi, Toçi realizon dygolësh

Shqipëria U19 e ka fituar miqësoren e parë kundër Malit të Zi me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu zhvilluan një ndeshje të mirë dhe ai që spikati, sikurse në miqësoret me Izraelin, ishte sulmuesi Eljo Toçi.

Ai rrezikoi që në pjesën e parë, së bashku me Paulo Pjeshkën, por nuk ia dolën të shënonte dot. Në të dytën sulmuesi i Fiorentinës e zhbllokoi ndeshjen në minutë e 58-të, ndërkohë që shënoi edhe golin e dytë tre minuta më pas.

Kuqezinjtë nuk u mjaftuan me kaq dhe golin e tretë e shënoi Cristian Shpendi. Mali i Zi në minutat shtesë fitoi një penallti dhe e ngushtoi rezultatin në 1-3, por ishte shumë vonë për ta rihapur lojën.

MIQËSORE – E premte, më 8 tetor 2021

MAL I ZI-SHQIPËRI 1-3
Shënues:
Toçi 58’, 61’, Shpendi 77’

SHQIPËRIA: Weiper, Dervishi, Bytyqi, Nerguti, Azizi, Alivoda, Pjeshka, Mata, Toci, Berisha, Janaqi.

/ oversport.tv