Shqipëria e drejtuar nga Alban Bushi është shpartalluar në Çeki, në ndeshjen e dytë kualifikuese të Euro 2023 për 21-vjeçarët. Kuqezinjtë u mposhtën 0-4 dhe protagonist ishte portieri Marco Alia.
Ai gaboi në dy golat e parë, duke u dhuruar vendasve të Çekisë dy mundësi të arta shënimi që u shfrytëzuan në maksimum.
Ostrak dhe Fila në minutat 6 dhe 13 e çuan topin në rrjetë dhe sigurisht për Shqipërinë U21 u bë edhe më e vështirë.
Danek në pjesën e parë realizoi edhe golin e tretë dhe llogaritë praktikisht ishin mbyllur. Deri në fund pati kohë edhe për një gol tjetër, nga Sulc, ndërkohe që Mitaj në minutën e 71-të ishte ndëshkuar me karton të kuq. / oversport.tv