Borussia Dortmund i ka dhënë një tjetër asist kryesueseve të Bayern Munich, pasi janë mposhtur sot dhe diferenca mes tyre ka shkuar 9 pikë. Hertha Berlin festoi ndaj verdhezinjve me rezultatin 3-2.
Dortmund shënoi i pari me Brandt, por Belfodil dhe më pas dy herë Richter i ccuan shifrat në 3-1 në 15 minutat e para të pjesës së dytë. Goli i Tigges për verdhezinjtë më pas nuk pati më vlerë, pasi Hertha Berlin e ruajti epërsinë dhe mori pikët e plota.
Eintracht Frankfurt është ekipi tjetër që feston, pasi mundi Mainz me golin e Lindstrom dhe mori fitoren e tretë radhazi, që e ngjit në vendin e pestë me një pikë diferencë me Hoffenheim.
Këta të fundit bënë një hap fals në shtëpi kundër Borussia M’Gladbach. Miqtë shënuan të parët me Embolo dhe vetëm në shtesë Hoffenheim e shmangu humbjen me golin e Akpoguma. Fitore me shumë vlera mori edhe Union Berlin, në transfertë me Bochum.
Augsburg ngeci në shtëpi me vendin e fundit, Greuther Furth, kurse befasia tjetër ishte Arminia Bielefeldm, që mundi me rezultatin e pastër RB Leipzig.
BUNDESLIGA – JAVA 17
Bochum-Union Berlin 0-1
Shënues: Kruse 16’
Eintracht Frankfurt-Mainz 1-0
Shënues: Lindstrom 35’
Greuther Furth-Augsburg 0-0
Hoffenheim-B. Monchengladbach 1-1
Shënues: Akpoguma 91’ / Embolo 35’
RB Leipzig-Arminia Bielefeld 0-2
Shënues: Serra 57’, Okugaëa 75’
Hertha Berlin-Borussia Dortmund 3-2
Shënues: Belfodil 51’, Richter 57’, 59’ / Brandt 31’, Tigges 83’
/ oversport.tv