Shpenzimet e çmendura në merkato të Al Nassr kanë ndeshur një bllokadë shumë të madhe. Klubit arab i është bllokuar merkato për tre sesionet e ardhshme për shkak se nuk ka shlyer detyrimet ndaj një klubi anglez.
Bëhet fjalë për marrëveshjen me Leicesterin, nga i cili afroi Ahmed Musa. Për këtë të fundit, nuk janë paguar ende bonuset që kishin rënë dakord dhe FIFA ka vendosur që t’i bllokojë merkaton.
390 mijë paund është shuma që Al Nassr nuk ka derdhur në arkat e Leicesterit dhe ka detyruar FIFA-n të marrë këtë vendim drastik. Një goditje e rëndë kjo për klubin e Cristiano Ronaldos dhe Marcelo Brozovic, që po planifikonin investime të tjera të rëndësishme për të përforcuar skuadrën. /oversport.tv