Shtanget Juventusi, objektivi kryesor merr një ofertë faraonike nga Arabia

Milinkovic Savic drejt Arabisë Saudite. Në mediat italiane është publikuar së fundmi një ofertë e parezistueshme, si për mesfushorin serb ashtu edhe për presidentin e Lazios, Claudio Lotito.

Nga sa bëhet me dije, Al Hilal ka ofruar një kontratë prej 3 sezonesh me 20 milionë euro pagë për mesfushorin i cili ka marrë kohë për ta menduar. Nga ana tjetër, një ofertë mëse e kënaqshme është ofruar edhe për kartonin e tij teksa skuadra nga Arabia Saudite është e gatshme të paguajë 40 milionë euro. Shifër e kërkuar nga presidenti Lotito para kësaj merkatoje transferimesh. Ndërkohë që një ofertë e tillë I prish punë Juventusit që e ka objektivin primar në merkato.

Një ofertë e tillë e ka bërë mesfushorin serb të ndryshojë modelin e futbollit, pikërisht pasi do ta bënte të që hiqte dorë nga Champions këtë sezon me bardhekaltrit.

Nga ana tjetër, për Lazion, 40 milionë euro të arkëtuara do të ishin një shifër e konsiderueshme, për të nisur menjëherë lëvizjet për përforcimet e skuadrës dhe për të mbuluar vendin që do të lërë bosh serbi. /oversport.tv