Shtohen alternativat në sulm, Vllaznia prezanton blerjen e re nga Maqedonia e Veriut

Vllaznia ka përforcuar repartin e sulmit me blerjen e tyre më të re jashtë Shqipërisë. 25-vjeçari, Darko Dodev nga Maqedonia e Veriut është futbollisti më i ri i skuadrës shkodrane.

Këtë e ka bërë zyrtare vetë skuadra kuqeblu përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet Dodev . Sulmuesi maqedonas ka arritur një marrëveshje me Vllazninë për një kontratë 3-vjeçare mes tyre.

Kjo është eksperienca e parë e që sulmuesi 25-vjeçar do të luajë jashtë Maqedonisë së Veriut. /oversport.tv