Shtohen ish-yjet e Barcelonës tek Inter Miami, klubi amerikan prezanton blerjen e re

Vazhdon të shtohet kolonia e ish-lojtarëve të Barcelonës tek Inter Miami në MLS. Pas Sergio Busquets dhe Lionel Messit, klubi amerikan ka njoftuar edhe blerjen e Jordi Albas.

Anësori 34-vjeçar, që kishte gjetur një marrëveshje me klubin blaugrana për të prishur para kohe kontratën e tij me Barcelonën, do të nisë një aventurë të re në Amerikë. / Oversport.tv