Shtohen mungesat te Juventusi, lodhja lë jashtë dy mesfushorë

Juventusi nuk do të jetë i plotë në ndeshjen kundër Hellas Verona në transfertë. Mattia De Sciglio u dëmtua në duelin e fundit ndaj Sassuolo.

Trajneri Massimiliano Allegri nuk do të ketë edhe dy lojtarë të tjerë të mesfushës në këtë ndeshje të radhës në Serie A.

Për shkak të lodhjes, Aaron Ramsey dhe Federico Chiesa do të mungojnë ndaj Hellas Verona.

Në këtë ndeshje për Juventusin nuk tolerohet hap fals, ndryshe situata e tyre do të përkeqësohej edhe më tepër. / oversport.tv