Shtohen problemet për Atalantën, Pessina jashtë fushe për 2 muaj

Atalanta duhet të bëj pa Matteo Pessina për 2 muaj. Mesfushori italian u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat me Milanin.

Ekzaminimet mjekësore tregojnë për një thyerje në pjesën e pasme të këmbës së djathtë. Një shkallë e dëmtimit e cila kërkon të paktën 2 muaj qëndrim jashtë fushës së blertë.

Ky dëmtim e penalizoi Pessinën për t’u grumbulluar me Kombëtaren e Italisë në ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori ka mbyllur vitin 2021, por në rast të rikuperimit të shpejtë ai mund të kthehet në javët e fundit të Dhjetorit.

Dëmtimi i Pessinës është një tjetër lajm i keq për trajerin Gian Piero Gasperini, i cli më herët mori lajmin e keq të dëmtimit të Robin Gosens përpara ndeshjes me Milan.

Rikuperimi i Gosens do të kërkojë të paktën 2 muaj./ oversport.tv