Shtohet dhimbja e kokës për Piolin, dëmtohet përsëri sulmuesi i rikuperuar

Një tjetër lajm i keq per Stefano Piolin i cili humbet edhe një tjetër lojtar për shkak dëmtimi. Pas lëndimit të Daniel Maldini në grumbullimin e Kombëtares italiane U20, trajneri i Milanit do të duhet t’i bëjë llogaritë pa një tjetër lojtar të repartit ofensiv.

Junior Messias ka pësuar një tërheqje në kofshën e majtë duke e rikthyer atë edhe njëherë në infermieri pak pasi u rikuperua nga lëndimi i mëparshëm. Sipas mediave italiane, braziliani do të duhet të qëndrojë për të paktën 1 muaj jashtë fushave.

Kështu, shtohet “dhimbja e kokës” për Piolin i cili në shtatë ndeshjet që paraprijnë pushimin e nëntorit nuk mund të kërkojë ndihmën e Messias. Ai do të humbi midis të tjerash edhe derbin e Milanos kundër Interit si dhe ndeshjen e Champions League kundër Portos. /oversport.tv