Shtohet konkurrenca për Milanin, Newcastle rrit ofertën për mbrojtësin e Lille

Pasi kanë zyrtarizuar afrimin e parë në merkato (ka ardhur Tripper nga Atletico e Madridit), pronarët e rinj të Newcastle nuk duan të ndalen dhe synojnë të blindojnë repartin difensiv.

Pasi u është refuzuar oferta e parë, drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur që të rrisin ofertën në drejtim të Lille për mbrojtësin Sven Botman, që është edhe në shënjestrën e Milanit.

Sipas asaj që shkruan “The Athletic”, holandezi është zgjedhja e parë e “qymyrxhinjve” në këtë sesion të merkatos, por akoma nuk ka ardhur përgjigjja e Lille për këtë propozim të ri. / Oversport.tv