Shtohet konkurrenca për Ziyech, Evertoni tremb Milanin dhe Romën

Hakim Ziyech është një nga lojtarët që nuk bën më pjesë në planet e Chelsea dhe shitja e fantazistit maroken mund të ndodhë që në janar.

Në Itali, Milan dhe Roma janë të interesuar për shërbimet e lojtarit, por nga Anglia shtohet një konkurrent i fortë që mund të prishë planet e dy skuadrave të Serie A.

Sipas “Sky Sports UK”, Evertoni është i gatshëm që tu ofrojë londinezëve rreth 28 milionë euro për Ziyech dhe duket se “blutë” e Londrës mund të tundohen për të shitur që në janar marokenin. / Oversport.tv

Foto: Hakim Ziyech, Facebook