Jo vetëm çështje parash, por tashmë edhe çështje kohe. Rikthimi i Romelu Lukakut tashmë po kthehet në një presion të madh për drejtuesit e Interit. Është Chelsea që ka humbur durimin me negociatat dhe i ka vendosur disa ultimatume Beppe Marottës dhe Ausilios.
“Blutë e Londrës” nuk duan të humbasin më kohë për të zbuluar të ardhmen e Lukakut. Ky i fundit po mban peng afrimin e një sulmuesi të ri që pritet të financohet nga shitja e yllit belg.
Ultimatumi i klubit londinez është që drejtuesit zikaltër të paraqesin një ofertë zyrtare që i afrohet shifrës prej 40 milionë eurosh deri më 17 korrik. Interi kërkon të çojë çmimin të paktën 35 milionë euro, por Chelsea është i vendosur në kërkesën e tij. Megjithatë, tek Interi janë optimist që do të gjendet një zgjidhje sa më parë. /oversport.tv