Shtyhet edhe Arsenal- Wolves, covid “pushton” Premier League

Ndeshja e Premier League mes Arsenal dhe Wolverhampton, që ishte programuar të zhvillohej të martën në datë 28 dhjetor në stadiumin “Emirates” është shtyrë sepse tek skuadra mike ka shpërthyer një vatër covidi.

Ka qenë vetë liga angleze që ka bërë zyrtar lajmin, duke shpjeguar se “Wolverhamptoni ka shumë raste të lojtarësh të infektuar me covid dhe shumë lojtarë të dëmtuar dhe si rrjedhojë nuk ka numrin e mjaftueshëm të lojtarëve, 13 plus një portier, për të zbritur në fushë sipas protokollit të kampionatit”.

Gjatë ditës së djeshme u njoftua se edhe sfida Leeds-Aston Villa, e programuar për tu zhvilluar të martën u shty për shkak të rasteve të shumta me covid tek skuadra e Bielsas. / Oversport.tv