Shtylla dhe Genoa i ndalin festën Udineses në 125 vjetorin e klubit

Udinese nuk ia ka dalë të fitojë kundër Genoa, në një ditë të veçantë për klubin. Përballja në ditën e 125 vjetorit të bardhezinjtë përfundoi në barazim pa gola.

Udinese u mundua të ishte cinike dhe në pjesën e parë ia la topin më shumë ekipit të Shevchenkos, por ishte me e rrezikshme vetë.

Bardhezinjtë e ngritën një marsh në pjesën e dytë dhe u munduan më shumë që të realizonin golin e fitores.

Beto në minutën e 80-të tentoi portën, por topi u ndal në shtyllë pas devijimit të lehtë nga një mbrojtës. Ky ishte edhe rasti më i pastër i këtij dueli, që përfundoi 0-0.

SERIE A – JAVA 14
Udinese-Genoa 0-0

/ oversport.tv