Shtyllat armiku i Belgjikës, Italia fiton finalen e vogël të Nations League

Italia ndahet me “medalje bronzi” nga Nations League, pasi triumfoi me rezultatin e ngushtë 2-1 kundër Belgjikës. “Axurrët kanë pasur edhe fatin me vete, pasi dy herë shtylla e dy herë traversa u mohoi golin belgëve.

I pari që rrezikoi ishte Saelemaekers, i cili për pak e ndëshkoi ish-shokun e skuadrës te Milani, portierin Gigio Donnarumma. Në 45 minuta nuk pati asnjë gol, kurse fraksioni i dytë i lojës nisi “zjarr”. Italia shënoi që në minutën e parë.

Pas një goditjeje këndi ishte Nicolo Barella ai që nuk fali me një goditje të fortë fluturimthi. Festë, që mund të ishte prishur nga Batshuayi. Sulmuesi u ndal nga trau i portës, ndërsa më pas Italia fitoi një penallti dhe Berardi i çoi shifrat në 2-0.

Belgjika u mundua ta hapte ndeshjen, por Alderëeireld dhe Carrasco ishin pa fat. Ata iu afruan golit, por gjetën shtyllën. Donnarumma ishte gjithashtu vendimtar me disa pritje, kurse në fund pësoi një gol nga 20-vjeccari de Ketelaere.

I riu ia kaloi topin mes këmbëve dhe i dha shpresë Belgjikës, por minutat e pakta të mbetura nuk sollën gol tjetër dhe Italia me rezultatin 2-1 fitoi dhe finalja e vogël e Nations League u bë e tyrja.

NATIONS LEAGUE – FINALJA E VOGËL

ITALI-BELGJIKË 2-1
Shënues:
Barella 46’, Berardi (pen.) 65’ /  de Ketelaere 86’

/ oversport.tv