Shuhen flakët në stadiumin e Andorrës, UEFA vendos për duelin ndaj Anglisë

Andorra do të përballet nesër me Anglinë prej orës 20:45 sipas planit, në stadiumin e tyre kombëtar. Pavarësisht flakëve të rëna në stadium, sfida nuk është në rrezik dhe UEFA ka konfirmuar se do të luhet.

Nga zjarri i sotëm është dëmtuar zona e transmetimit të ndeshjeve si dhe pjesë të vogla të fushës së blertë. Nuk ka shpëtuar nga flakët as monitori i sistemit VAR.

Pajisjet për VAR do të zëvendësohen menjëherë, ndërsa një inxhinier po vlerëson gjendjen e strukturës në zonën e transmetimit të ndeshjes.

Nëse nuk do të gjendet një zgjidhje për zonën e transmetimit, atëherë do të gjendet një pozicion tjetër për kamerat, pasi stadiumi me kapacitet 3300 vendesh e ofron një mundësi të tillë. / oversport.tv