Shuhet legjenda Ramazan Rragami, njeriu që ndryshoi rregulloren e UEFA-s

Shuhet legjenda Ramazan Rragami, në moshën 77-vjeccare. Shkodrani kishte disa kohë që vuante një një sëmundje e rëndë dhe e ka humbur betejën e tij më të rëndësishme.

Rragami e ka nisur karrierën te Vllaznia, ndërkohë që ka luajtur edhe me Partizanin e Skënderbeun. Ai kishte dalë tre herë kampion me kuqeblutë, si lojtar dhe trajner, ndërkohë që ka luajtur edhe me Shqipërinë.

Si trajner, veç shkodranëve, Rragami ka drejtuar edhe Shqipërinë U21 që në vitin 1983 e renditi në tetë më të mirat e Europës.

Legjenda shkodrane u bë protagonist në vitin 1981 në finalen e Kupës së Shqipërisë, që Vllaznia e fitoi me penallti kundër Besës.

Rragami i ktheu në gola të pesta penalltitë dhe mjaftoi që Paulin Ndoja të priste një dhe shkodranët ngritën trofeun.

Ajo ngjarje bëri bujë edhe në Europë dhe UEFA ndryshoi rregulloren dhe vendosi që penalltitë të mos i godiste dot vetëm një lojtar. / oversport.tv