Dita e pestë e edicionit të 100-të të Kampionatit Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht vetëm në Oversport dhe Tibo do të sjellë emocione të shumta për publikun shqiptar.
Në palestrën “Feti Borova” në parkun Olimpik do të zhvillohen dy gara ditën e sotme: kategoria 71 kg për femra dhe 81 kg për meshkuj. Tre sportistë kuqezi dhe një peshëngritës nga Kosova që zbresin në pedanë mbrëmjen e sotme në kategorinë 81 kg për meshkuj.
Është radha e Daniel Godellit, Kristi Ramadanit, Ertjan Kofshës dhe Drin Cakajt që të tregojnë vlerat e tyre në këtë Kampionat Europian. Shpresat për medalje janë të mëdha për skuadrën kuqezi edhe në këtë garë.
Bullgaria dhe Turqia janë dy skuadrat që po dominojnë këtë event që po zhvillohet në Tiranë, pasi janë dy kombëtaret që kanë fituar më shumë medalje deri tani. / Oversport.tv