Shumë kartonë të kuq, trajnerët e Serie A vendosin rekordin negativ

Java e nëntë e Serie A solli një rekord negativ për sa i përket ndëshkimit të trajnerëve në Itali. Arbitrat nxorën katër herë kartonin e kuq nga xhepi i tyre duke ndëshkuar trajnerët e ekipeve për gjeste të gabuara.

Kështu, gjyqtarët ndëshkuan trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, atë të Atalantës, Gian Piero Gasperini, Luciano Spalletin e Napolit dhe Jose Mourinhon e Romës. Katër trajner në një javë nuk janë ndëshkuar kurrë më parë në Serie A.

Për sa i përket rekordit të vjetër, duhet të kthehemi në javën e 20-të të sezonit 2016-2017, kur arbitrat kanë larguar nga pankina tre trajnerë. Në listën e mëparshme ishin përsëri Gian Piero Gasperini dhe Simone Inzaghi. Trajneri i tretë i dënuar në atë sezon ishte Massimo Oddo. /oversport.tv