“Si mundet Bayerni” , Eintracht Frankfurt u jep leksione ekipeve gjermane

Ditën e djeshme, Eintracht Frankfurt, i ka shkaktuar humbjen e parë sezonale kampionëve të Gjermanisë. Pretendohej të ishte një shëtitje për Bayern Munich, por nuk rezultoi e tillë. Edhe pse dominuan, në fund bavarezët nuk ia dolën të triumfonin.

Ndryshe nga ekipet e tjera që ishin përballur me Bayernin më parë, Eintracht e kishte përgatitur mjaft mirë ndeshjen. Mbrojtja e fortë dhe kundërsulmet e shpejta rezultuan efikase në daljen me 3 pikë nga “Allianz Arena”.

Në një deklaratë për mediat, të dy trajnerët shprehën mendimet e tyre rreth ndeshjes.

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann u shpreh: “Kishim shumë raste, por realizuam vetëm një herë. Kundërshtari përfitoi nga gabimet tona. Ata u mbrojtën me forca të shumta dhe në pak raste na shënuan dy gola.

Kjo ndeshje ishte e ngjashme me ato që kemi zhvilluar më parë, me ndryshimin që këtë herë jo vetëm që gabuam përpara porte, por lamë edhe shumë hapësira pas”.

Nga ana tjeter Oliver Glasner i Frankfurt deklaroi: “Jam i kënaqur me performancën e skuadrës. Ishim luftarakë dhe funksionuam siç duhet në të gjitha aspektet.

Shpresoj që ky 3-pikësh të jetë një pikë kthese për ne. Gjithashtu dua të komplimentoj Kostiç. Është një lojtar i zgjuar, i cili di ta përdorë shpejtësinë e tij në duelet një kundra një”. / oversport.tv