Siljanovksi: Dinamo ekipi më i mirë, derbi me Partizanin i veçantë

Goran Siljanovski ka besim se Dinamo është skuadra më e mirë në Shqipëri, mirëpo është i vetëdijshëm që në një ndeshje derbi nuk ka rëndësi as klasifikimi, pasi një episode mund të vendosë gjithçka. Në konferencën zyrtare për shtyp para përballjes me të kuqtë, mbrojtësi i djathtë tregon edhe diferencën që ka pësuar kampionati shqiptar në raport me vite m parë, kur ishte pjesë e Flamurtarit.

“Rezultatet flasin vetë. Kemi punuar të gjithë së bashku dhe lojtarët, stafi, trajneri dhe presidenti kemi formuar një familje. Kemi punuar fort që nga dita e parë. Duke qenë bashkë, na ka ndihmuar të arrijmë këtu ku jemi. Gjithashtu, me kalimin e ndeshjeve besojmë se do të arrijmë edhe rezultatet pozitive”, tha fillimisht Siljnovski që më pas komentoi se çfarë pret nga derbi me të kuqtë.

“Partizani? Ata janë një skuadër e mirë që luftojnë për titullin. Ka lojtarë shumë kualitativ që mund të vendosin këtë ndeshje. Në derbi nuk ka rëndësi nëse je i pari apo i fundit, pasi një episod mund ta vendosë rezultatin”, vijoi mbrojtësi.

Më tej, ai foli për ndryshimet që ka pësuar kampionati elitar në Shqipëri, pasi më herët ka qenë pjesë e Flamurtarit. Jo vetëm kaq, por tregoi edhe sekretin pe Dinamo ka pësuar vetëm një gol deri më tani.

“Kur isha te Flamurtari, konkurrenca nuk ishte kaq e madhe. Tani luajnë të gjithë për të fituar çdo ndeshje. Konkurrenca është rritur ndjeshëm në krahasim me të shkuarën. Mbrojtja jonë nis që nga lojtarët e sulmit, Ibraimi e Chinedu.

E gjithë skuadra luan bashkë si për të shënuar edhe për të mbrojtur. Kjo është edhe arsyeja pse ne kemi pësuar vetëm një gol. Është e gjitha meritë e skuadrës. Për mua Dinamo është skuadra më e mirë, mirëpo këtë duhet ta provojmë në fushë javë pas jave”, ka deklaruar mbrojtësi i Dinamos, Siljanovski në vigjilje të derbit me Partizanin. / oversport.tv