Silver League: Shqipëria e nis me humbje, Rumania feston në “Feti Borova”

Kombëtarja shqiptare e meshkujve në volejboll ka nisur me humbje aventurën e saj në CEV Silver League 2022, sepse është mundur në “Feti Borova” 3-1 nga Rumania.

Rumunët kanë dominuar setin e parë të cilin e kanë fituar 25-19 dhe kanë treguar epërsinë edhe në setin e dytë, të cilin e kanë fituar 25-21.

Djemtë kuqezi kanë reaguar në setin e tretë, që ka qenë shumë i luftuar, dhe kanë arritur të fitojnë 27-25. Por, rumunët janë kundërpërgjigjur menjëherë, duke fituar bindshëm setin e katërt 25-14.

Ndeshja e radhës për djemtë e teknikut Jani Melka është në 28 maj në transfertë përballë Bosnjë Herzegovinës. / Oversport.tv