Silvinjo: Kemi 7 finale, nesër ajo më e rëndësishmja! Formacioni gati, stadiumi plot do të na ndihmojë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Moldavisë.

“Kemi 7-8 ditë që po punojmë me skuadrën dhe kjo është diçka e mirë. Dikush ka pasur sezon të vështirë, dikush shumë të mirë, por të gjithë vijnë në kombëtare për të dhënë maksimumin. Presioni për të fituar ndeshjen, do luajmë në sulm? Jemi të mësuar me presionin, kemi 7 finale, nesër është e para.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Luajë në shtëpi, stadiumi do të jetë plot dhe ndihma e tifozëve do të jetë e madhe. Nesër do të mundohemi që të hedhin në fushë një skuadër që do të zhvillojë futboll. Luhet për 90 minuta dhe duhet të kemi një skuadër, që sulmon, mbron, lufton. Kemi një grupo shumë të mirë dhe zbresim në fushë me dëshirë dhe grintë që të bëjmë sa më mirë para tifozëve tanë. Përqendrimi është shumë i madh. Nuk analizojmë skuadrën e vogël apo e madhe. Kemi 7 finale dhe duhet ti luajmë të gjitha fortë për të fituar. Duhet të kemi një skuadër të ekuilibruar, që sulmon dhe mbron. Nesër duhet të sulmojmë Moldavinë, që është një skuadër e mirë me lojtarë cilësorë. Por ne jemi të përgatitur.

Formacioni? Jam i bindur për lojtarët që do të hedh nesër në fushë, e kam vendosur formacionin. Sadiku është një lojtar që identifikohet me kombëtaren shqiptare ka eksperiencë dhe shënon gola. Kam folur me të dhe ai mund të vendosë një ndeshje nëse luan 20-30 minuta. Lojtarët që kanë ardhur (mungonin ndaj Polonisë) duhet të mësohen me punën tonë dhe të fiksojnë konceptet tona të lojës. Ndërsa lojtarët që ishin herën e parë në grumbullim e kishin më të lehtë përgatitjen. Më vjen mirë që rikthehen disa lojtarë, si dhe janë grumbulluar disa të rinj.

Shqipëria e Silvinjos nesër? Nesër do të shohim skuadrën e Shqipërisë. Kuqezi e fortë dhe me dëshirë për të fituar, këtë dua të shohim nesër. Kam shumë koncepte në kokë, por kjo është skuadra shqiptare. Dua që Shqipëria të ecë me 100 km në orë nesër dhe kënaq tifozët e shumtë.

Sfidë vendimtare? Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, nuk ka kohë për të humbur. Ndeshja e radhës është ndeshja më e rëndësishme. Objektivi ynë është kualifikimi në Euro 2024 dhe në këtë moment lojtarët e dinë që sfida ndaj Moldavisë është më e rëndësishmja. Portierin do ta vendos nesër. Sa i përket organikës është një moment i vështirë, sepse disa lojtarë ishin me pushime, disa e mbyllën kampionatin para një javë, disa para 15 ditësh. Por jemi në formë dhe jam i kënaqur me punën e bërë. Moldavia është një skuadër e re, që rreshtohet mirë në fushë dhe stërvitet mirë. Ka disa lojtarë të mirë. Një skuadër fizike.

Na pret një ndeshje e fortë, por sigurisht që besoj që ne mund ta kalojmë më sukses. pas 2 muajsh rikthemi në fushë për të bërë një ndeshje shumë të bukur. Fusha është aty, 20 mijë tifozë do të na mbështesin dhe do të jemi të karikuar për të kërkuar suksesin. Fusha është në gjendje të mirë dhe ne nuk duhet të kemi justifikime për nesër”, ka thënë mes të tjerash trajneri i kombëtares shqiptare. / Oversport.tv