Simeone drejt largimit? Hellas Verona zyrtarizon afrimin e një sulmuesi

“Mirë se erdhe afrimi i parë i sezonit 2022-2023”. Me këto fjalë, Hellas Verona ka zyrtarizuar afrimin e parë në ekip në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për Roberto Piccolin, talentin e Atalantës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi veronez me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhej se Piccoli është afruar në formë huazimi nga Atalanta. Kështu, Piçoli bëhet afrimi i parë i Hellas Verona në këtë merkato vere, ndërsa ky mund të jetë një sinjal për largimin e mundshëm të Giovani Simeones. /oversport.tv

Foto: Hellas Verona, Facebook