Simeone fundos Juventusin, Zonja e Vjetër pëson humbjen e dytë radhazi

Giovanni Simeone ka fundosur edhe më shumë Juventusin. Verona mposhti Zonjën e vjetër me rezultatin 2-1 në javën e 10-të të Serie A, duke i shkaktuar kështu humbjen e dytë radhazi. Simeone ka shënuar një dygolësh këtë ndeshje dhe ka konfirmuar ecurinë e tij pozitive në takimet e fundit.

Pjesa e parë nisi mjaft mirë për vendasit të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në fillimin e takimit. Goditja e Barak u ndal nga portieri Szczesny, por topi shkoi në këmbët e Simeones  që me portën bosh e çoi rezultatin në 1-0. Për golin e dytë, Simeone nxori nga repertori i tij një perlë të vërtetë. Një goditje e bukur në kufijtë e zonës e çoi topin në trekëndësh duke zhvlerësuar totalisht fluturimin e Szczesny. Kështu mbyllet edhe pjesa e parë me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, Juventusi u përpoq të rifutej në lojë. Ekipi i Allegrit e riti presionin në portën kundërshtare. Ishte Dybala ai që do të rrezikonte seriozisht portën e Veronës, por pa mundur dot ta çonte topin në rrjetë. Megjithatë, për të ngushtuar rezultatin mendoi Weston McKennie me një supergol. Më pas do të ishte përsëri Dybala që do të rrezikonte përsëri portën e Montipo, por ky i fundit ka “fluturuar” për të ndalur topin të hyjë në rrjetë.

Kështu, Juventusi pëson humbjen e dytë radhazi ndërkohë që Verona ka regjistruar fitoren e katërt në drejtimin e Tudor. /oversport.tv

SERIE A-JAVA E 10-TË
HELLAS VERONA-JUVENTUS 2-0
Shënues:
Simeone 11’, 14’ / McKennie 80’