Simeone: I kërkova Suarez të sillte Messin tek Atletico Madridi

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka zbuluar një prapaskenë merkatoje pas lajmit se Lionel Messi nuk do të rinovonte me Barcelonën. Trajneri argjentinas nuk e fshehu interesin për të afruar “pleshtin” tek ekipi i tij.

Në një interviste të dhënë për “Ole”, Simeone tha se i kërkoi Luis Suarezit të kontaktonte me Messin për ta pyetur mbi mundësinë e një transferimi në Madrid. “Unë nuk fola drejtpërdrejtë me Leon, por fola me Luisin për ta pyetur se si po kalonte Messi dhe nëse kishte qoftë edhe shansin më të vogël që ai të vinte në Atletico”.

Megjithatë, ai tha se nuk pati shans për të negociuar me argjentinasin pasi PSG e kishte bërë tashmë fakt të kryer transferimin e tij. I pyetur nëse e kontaktoi edhe personalisht Messin ai tha: “Jo, fare. Situata ishte njësoj sikur të shikoje një aeroplan që kalonte në qiell”. /oversport.tv