Simeone: Me Milanin vuajtëm në fillim, tani e dimë çfarë duhet të bëjmë

Atletico Madrid do kërkojë të fitojë nesër kundër Milanit, për të rritur shanset për kalimin e grupeve në Champions League. Trajneri Diego Simeone ka folur për mediat para duelit me kuqezinjtë dhe fillimisht ka deklaruar:

“Nesër kemi De Paul, që është mirë, sikurse edhe Lemar që është rikuperuar. Me Milanin vuajtëm shumë në fillim, pasi ata ushtruan shumë presion. Nëse ata luajnë në të njëjtën mënyrë, duhet të jemi të aftë për të shfrytëzuar hapësirat”.

“Polemikat për gjykimin? Ndodh në të gjitha ndeshjet e Champions League. Gjithmonë ka kritika, situata pozitive dhe jo pozitive. Kjo ndeshje do të jetë si të tjerat”.

“Joao Felix? E kishte nisur mirë sezonin. Tani po rikuperohej dhe po stërvitej me entuziazëm. Ai mori një goditje dhe shpresojmë që të kthehet në një kohë të shkurtër”.

“Mbrojtje me 5?  Ne mund të alternohemi me 4 apo me 5 mbrojtës, për shkak të karakteristikave të lojtarëve që kemi. Nesër do e shikojmë cili modul na përshtatet më shumë, do e shohim gjatë ndeshjes”. / oversport.tv