Simon Kjaer gëzon Milanin, rikuperohet dhe është gati kundër Atalantës

Milan do të përballet me Atalantën të dielën në orën 20.45, duel ky i vlefshëm për javën e 7-të të Serie A.

Kuqezinjtë, pas humbjes me Atleticon në Champions, do synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive në kampionat, ku do përballen me Atalantën e Gian Piero Gasperinit.

Trajneri Pioli pritet të ketë të gatshëm në këtë sfidë Simon Kjaer. Mbrojtësi danez është rikuperuar nga një dëmtim muskulor dhe do jetë në dispozicion të teknikut për të startuar nga minuta e parë në përballjen e vështirë me bluzinjtë.

32 vjeçari deri më tani ka zhvilluar 3 ndeshje në kampionat, ndërsa në Champions League luajti bashkë me Tomorin në humbjen 3-2 në “Anfield”. / oversport.tv