Është i mërzitur Simone Inzaghi për ndalesën e parë me Interin dhe këtë nuk e fsheh: “Jam i mërzitur, sepse një ndeshje të tillë,l mund dhe duhet ta fitonim. Kaluam 2 herë në avantazh, duhet ta kishim mbyllur ndeshjen.
Ishte vapë dhe fusha në kushte jo optimale, megjithatë bëmë një lojë të mirë përballë një skuadre të fortë. Do të shohim përpara, sigurisht që ka diçka që do ta analizojme dhe shohim me qetësi.
Donim tre pikët, por në fund edhe mund të rrezikonim. Më vjen inat, por tashmë duhet të rigjejmë forcat dhe lojtarët: sepse kalendari i ndeshjeve është shumë i ngjeshur, të mërkurën kemi një ndeshje tjetër të rëndësishme kundër Realit të Madidit.
Fola me djemtë dhe shumë prejt tyre nuk kishin mundësi që të pushonin. Është e vërtetë që kam një organikë të pasur për të luajtur në të gjitha kompeticionet, por do të doja t’i kisha të gjithë lojtarët në dispozicion”-ka përfunduar tekniku zikaltër. Oversport.tv