Simone Inzaghi: Mëkat që nuk shënuam, mund të fitonim ndaj Shakhtar

Simone Inzaghi qan barazimin e marrë sot në transfertë kundër Shakhtar Donetsk. Trajneri i Interit, pas duelit në Champions League deklaroi për “Sky Sport Italia”: “U përballëm me një ekip në formë, që e mbajti shumë topin.

Duhet të pranojmë fajin që nuk përfituam nga shanset tona për gol. Mund ta kishim mbyllur ndryshe, kishim pesë raste të mirë shënimi edhe pse nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Mund të fitonim sot”.

Më tej tekniku italian shtoi: “Lautaro Martinez dhe Dzeko sakrifikuan për ekipin. Correa dhe Alexis Sanxhez vinin nga dëmtimet. Kemi shumë ndeshje dhe e dinim që do të ishte një ndeshje e rrezikshme.

Shakhtar është një ekip i paparashikueshëm, kështu që duke pasur parasysh se sa raste krijuam, duhet të kishim shënuar. Goditëm traversën dhe portieri i tyre bëri disa pritje të mrekullueshme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në San Siro”. / oversport.tv