Simons kthehet te PSG dhe Milani gëzon, çfarë përfitojnë kuqezinjtë nga ky transferim

Paris Saint-Germain ka arritur të bëjë një goditje të bujshme në merkato duke rikthyer në ekip Xavi Simons. Talenti holandez do të transferohet sërish te parisienët nga PSV për shifrën e 6 milionë euro dhe në orët në vijim pritet të bëhet zyrtare.

Por pikëpyetja më e madhe është se çfarë do të përfitojë Milani nga kjo lëvizje. Me largimin e trekuartistit 20-vjeçar drejt Francës, PSV do të kërkojë tashmë një lojtar të profilit të njëjtë si Xavi Simons.

Të gjitha rrugët e çojnë klubin holandez te lojtari i Milanit, Charles De Ketelaere. Sipas “Sportmediaset”, kërkesa e kuqezinjve për të lënë të lirë mesfushorin belg është të paktën 30 milionë euro. /oversport.tv

Foto: PSV, Facebook